Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partneri i koalicionit, AAK ka pasur rënie të votave në bastione të saj.
Ndërkaq, NISMA tha se e ka shtuar votën në bastionin e saj, Malishevë.
Limaj ka thënë në “Pressing”, se deputetër çdoku punojnë për vete, për këtë vota ishte e koncentruar.
Ai ka thënë se si koalicion kanë pritur më shumë.
“Në bastionet e tyre, krahasuar me 2021 nuk kanë ru vota, diçka ka ndodhur, psh Gjakova, Deçani po flas konkretisht, nëse shihni votat 2021, ka më pak votë në 2025. Ne kemi pritur të shtohen votat, a janë angazhu po, por s’ka ardhur vota. Tek ne kanë ardhur, qai vendi vogël. Kemi rritje, ne kemi dashur edhe kemi punuar që t’i kemi 15%”.
“Çdokund deputetët kanë punu për vete, Aleanca e ka votu Aleancën, Nisma Nismën. Unë nuk besoj që kandidatët e Nismas të presin të votohen nga Aleanca”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express



Të tjera
Në përfaqësitë diplomatike lejohet identifikimi për votim me dokumente të skaduara të vlefshmërisë të Republikës së Kosovës
Në Suharekë pati më shumë se mbështetje, pati besim
Më shumë para në fund të muajit për punëtorë