Edhe në Mitrovicën e Veriut procesi zgjedhor ka filluar me kohë. Te gjitha qendrat e votimin janë hapur në orë 7 materilai sensitiv dhe josensitivi dhe gjithë material prezent çka duhet për këtë proces kanë qenë nëpër qendra te votimit ne kohën e duhur.
Ndërkohë sa për rikujtim mbi 17 643 qytetarë me të drejtë vote në Mitrovicën e Veriut do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 6 qendra të votimit në 22 vendvotime.
Aktualisht ndonëse është ende herët mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në ketë komunë është duke shkuar mirë pa ndonjë problem. Mbase për sigurinë dhe situatën janë angazhuar pjesëtar të policisë së Kosovës, EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it.
Ndërkohë si çdo here edhe sot ne mënyre të organizuar qytetaret të komunitetit serb në këtë komunë kanë votuar në mënyre te organizuar dhe mbështetur nga partia Lista Serbe.




Të tjera
Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane
Fletët e aluminit ulin inflamacionin në nyje dhe ndihmojnë kundër lodhjes