Këngëtarja e famshme, Rihanna, zbuloi një ditë më parë se është bërë nënë për herë të tretë
Këngëtarja e famshme, Rihanna, zbuloi një ditë më parë se është bërë nënë për herë të tretë. Ajo e ndau lajmin e bukur me miliona ndjekësit e saj në “Instagram”, ku publikoi edhe foton e parë me të bijën.
Fansat, miqtë, kolegët dhe familjarët e kanë uruar menjëherë yllin e muzikës. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira.
Kjo e fundit ka ripostuar në “Instastory” një laj për lindjen e vajzës së Rihanna-s dhe me humor i ka bërë një pyetje partnerit të saj, Dj Dagz.
“Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?”, shkroi ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.
Dhe e gjeni dot se cila ishte përgjigja e atij?
“Mos e thuaj dy herë”, ka shkruar Dagz në postimin e tij në “Instastory”.
Çifti i njohur, që u bë i dashur për publikun gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, tashmë janë prindër të dy djemve, dhe duken më të lumtur se kurrë në jetën familjare që kanë ndërtuar.



Të tjera
Demonstratat e vitit 1981, ndër ngjarjet kyçe në historinë e Kosovës
Arr*estohen në flagrancë dy të dyshuar për f@jde, i kërkonin viktimës shtëpinë e lokalet në vlerë rreth 1 milion euro në emër të kamatave
Dënohet me një vjet bur*gim me kusht A.I që kër*cënoi gazetarët në Gjykatë