Melihate Tërmkolli sërish me kritika ndaj Edi Ramës, duke e akuzuar se, në vend se të mbroj interesat kombëtare, po vepron në përputhje me qëllimet politike të Beogradit, përcjell KosovaPost.
“Miku i madh i PDK, kumbara i Lumirit, sivëllau i Vuçiqit, anti-shqiptari Edi Rama, organizon sot protestë në Tiranë për mbrojtjen e UÇK-ës në Hagë, por dje në Kuvendin e Shqipërisë votoi kundër Rezolutës për dënimin e krimeve e gjenocidit serb kundër shqiptarëve e Kosovës!
Kjo shkon përtej çdo hipokrizie!
Po i përdorë shqiptarët si “dele” në Shqipëri dhe “opozitën” në Kosovë!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i saj:
“Miku i madh i PDK, kumbara i Lumirit, sivëllau i Vuçiqit, anti-shqiptari Edi Rama, organizon sot protestë në Tiranë për mbrojtjen e UÇK-ës në Hagë, por dje në Kuvendin e Shqipërisë votoi kundër Rezolutës për dënimin e krimeve e gjenocidit serb kundër shqiptarëve e Kosovës!
Kjo shkon përtej çdo hipokrizie!
Po i përdorë shqiptarët si “dele” në Shqipëri dhe “opozitën” në Kosovë!
Albinin nuk po mundet me shti n’rreth tani, ani pse derisa Albini ishte opozitë, ishin miq të mëdhenj!
Ky monstrum e don opozitën në Kosovë për të shkatërruar çdo pushtet të saj dhe shkatërron opozitën në Shqipëri për të mbajtur çdo pushtet për vete! Shkurt, për të shkatërruar Shqipëri e Dardani dhe shqiptarët kudo! “Delet” e Rames, kur ta kuptojnë këtë, do të kenë ngordhur!”
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit