Në një deklaratë që befasoi moderatoret në studio, ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, tha me bindje të plotë se Albin Kurti nuk do të zgjidhet më kryeministër, duke shtuar se “ai po ëndërron”.
“Nuk do të zgjidhet më Albin Kurti kryeministër. Ai po ëndërron! Ka demokraci” tha Tahiri në emisionin Kosova Live.
Ajo theksoi se Kosova nuk është pronë e një partie politike dhe se shteti nuk mund të funksionojë sipas dëshirës së Vetëvendosjes.
“Ne nuk jemi në shtëpinë e Vetëvendosjes që të bëhet shteti si duan ata. Ky është shtet demokratik” – shtoi tutje Tahiri.
Të tjera
Zgjedhjet vendore: diferencë e ngushtë prej 116 votash mes Pecit e Tahirit
Incident në kryeqytet, vetura godet këmbësorin pranë objektit policor
Ka nisur shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë