Image ref 155506852. Copyright Shutterstock No reproduction without permission. See www.shutterstock.com/license for more information.
Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, fatkeqësisht nuk do të luajë në përballjen e Juventusit ndaj Comos.
Trajneri Igor Tudor, në një konferencë për shtyp, ka konfirmuar se anësori i krahut do të mungojë për shkak të një lëndimi.
Ai nuk dha shumë detaje se për sa kohë Zhegrova do të jetë jashtë fushës, megjithatë konfirmoi se nuk do të arrijë ta ndihmojë “Zonjën e Vjetër” në këtë përballje të vikendit.
“Zhegrova ose Chico titullar? Jo, është e vështirë. Për Edonin është e pamundur, Conceicao ndoshta, por gjithashtu vështirë”, tha Tudor.
“Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm për nesër, ka disa probleme”, shtoi ai.
Të tjera
Ka një arsye përse dhemb plaga e operacionit kur prishet moti
Fitoi një klasë e re politike
Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë