Sonte, në një mbrëmje plot emocione në shtëpinë e Big Brother, erdhi momenti vendimtar: zarfi që mbante emrat e dy banorëve me më pak vota për të vazhduar drejt fitores u hap.
Publiku kishte vendosur, dhe Egli bashkë me Laertin ishin ata që u larguan nga gara, duke humbur përfundimisht mundësinë për të qenë fitues të këtij edicioni.

Me largimin e tyre, është zyrtarizuar edhe dyshja finale: Rozana dhe Gjesti janë dy emrat mes të cilëve do të shpallet fituesi i madh.
Pas një rrugëtimi të gjatë, dinamik dhe shpesh i ngarkuar emocionalisht, vetëm njëri prej tyre do të marrë trofeun dhe çmimin e madh.
Momenti përfundimtar po afron – publiku ka në dorë gjithçka. Kush do të fitojë? Rozana apo Gjesti?
Të tjera
Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës
Dialogu me Kosovën duhet të kthehet te parimet themelore
Trump parashikon një “përfundim efektiv” të luftës në Gaza brenda tri javësh