Egli Tako flet për herë të parë për Gjestin: Ishte më shumë lojë, ai nuk më frymëzonte

Egli Tako ka folur për raportin e saj me Gjestin gjatë qëndrimit në reality show, në një intervistë të dhënë për emisionin “The Dalina Show”.

Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre nuk kishte kurrë komponent romantik, por ishte një lidhje shoqërore që i ndihmonte të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë.

“Brenda shtëpisë kam ndjerë një afeksion të madh për disa persona, dhe këtë e kam shprehur gjithmonë. Me kalimin e javëve, njerëzit bëhen më egoistë dhe mendojnë vetëm për lojën e tyre, por unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Për Gjestin, e kam thënë disa herë: të dua shumë si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, shpjegoi ajo.

Artistja shtoi se ndjenjat dhe lidhjet brenda shtëpisë dukeshin më intensive se sa ishin në realitet.

“Je aty brenda 24 orë në ditë, gjërat bëhen më të ngushta dhe intensive, por nuk ka të bëjë me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në momentin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur”.

Egli pranoi gjithashtu se për një periudhë kishte qenë vetë e përfshirë në këtë ‘deluzion’.

“Mbase edhe unë e kam përjetuar një kohë të tillë, por sot e shoh ndryshe. Ai nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, thjesht na bënte të qeshnim dhe kalonim mirë. Dua ta kujtoj si një mik të asaj kohe”.