Einxhel Shkira ka ndarë mendimin e saj mbi krahasimin e industrisë muzikore shqiptare me atë ndërkombëtare, ku pyetja ishte nëse edhe Shqipëria ka një figurë të ngjashme me P. Diddy.
Ajo shprehet se një figurë si P. Diddy nuk ekziston në Shqipëri, duke argumentuar se vendi është shumë i vogël dhe nuk ka individë me atë lloj guximi për të dominuar industrinë muzikore në të njëjtën mënyrë. Ajo shton se bota e muzikës është e ashpër, por nuk mendon që dikush në Shqipëri ka arritur aq pushtet sa të vendosë kushtet për të tjerët përmes kërkimit të favoreve poshtëruese.
“P Diddy nuk kemi se Shqipëria një grusht vend është dhe s’besoj se e ka dikush atë lloj guximi…
Gjithashtu besoj se sado e egër të jetë bota e muzikës nuk mendoj se dikush ka arritur aq lart apo aq pushtet sa të kushtëzojë të tjerët duke kërkuar favore poshtëruese. Por në botën e televizionit hmmm… ndonjë që ëndërron të jetë si P. Diddy dhe mund të ketë…” – shkruan Einxhel.
Të tjera
Ushtarët polak të KFOR-it në patrullime përgjatë kufirit në veri të Kosovës
Trump pas su*lmit në Minneapolis: Reagoi shpejt edhe FBI-ja
Osmani në takim me përfaqësuesin francez kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës