Profesori i shkencave politike, Filip Ejdus, në një intervistë për mediumin spanjoll “Eldiario.es” ka folur për ndryshimet e narrativave në Serbi që nga viti 2000 e deri në ditët e sotme kur shteti serb po qeveriset nga Aleksander Vucic.
Ejdus ka thënë se në fllim të viteve 2000, diskursi i përgjithshëm kishte qenë që Millosheviqi ishte fajtori dhe se Serbia duhet të kthehej kah BE-ja e madje edhe NATO, megjithatë shton se pas pavarësisë së Kosovës dhe pasi nacionalistët kanë marrë në dorë shtetin serb, tashmë një narrative e tillë s’ekziston dhe se Perëndimi është fajtori për atë që ka ndodhur me Kosovën.
“Në fillim të viteve 2000, diskursi i përgjithshëm ishte se Millosheviqi ishte fajtori dhe se ne duhej të kthenim faqen dhe të lëviznim drejt BE-së dhe madje edhe NATO-s,” thotë Ejdus.
“Por me pavarësinë e Kosovës, kjo politikë u shpërbë dhe nacionalistët morën narrativën kombëtare. Që kur u kthyen në pushtet në vitin 2012, ata kanë ushqyer këtë ide se bombardimet çuan në pavarësi dhe se Perëndimi na e ka marrë krahinën tonë. Në këtë fjalim Rusia shfaqet si një nga miqtë e paktë”, poencon Ejdus.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës