Ekipi gjerman i shkakton humbje të thellë Trepçës në Mitrovicë

Ekipi gjerman Basketball Lowen Braunschëeig ka shënuar fitore në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë, duke e mposhtur me rezultat 84:70 (14:18, 20:14, 24:24, 26:14), Trepçën, në ndeshjen e xhiros së dytë të Europe Cup.

Basketbollistët e Basketball Lowen Braunschweig përkundër se janë në krizë të thellë të rezultateve në Bundesliga I, nga katër ndeshje kanë po aq humbje, sonte në Mitrovicë nuk lejojnë befasi nga Trepça.

Mitrovicasit ishin më të mirë në çerekun e parë, ku patën epërsi me 4 pikë (18:14).

Në çerekun e dytë ekipi gjerman luajti më mirë duke e arritur që të përmbys këtë epërsi dhe avancuan me (32:34). 

Basketball Lowen Braunschweig bëri shkëputjen në rezultat në çerekun e katërt (35’) me 13 pikë (73:58) dallim ndaj mitrovicasve.

Basketball Lowen Braunschweig arriti fitore me meritë me rezultat 84:70, duke i shkaktuar humbjen e dytë rresht mitrovicasve në këtë edicion të grupeve.

Në radhët e mitrovicasve Adnan Arslanagiq është me efikasi me 18 pikë e Chad Brown me 16, ndërsa te skuadra gjermane u shquan Grant Sherfield me 21, Luka Scuka me 18 e Barra Njie 18 pikë.