Një raport i ri i bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar e vendos Kosovën në mesin e më dinamike të Evropës, duke u renditur e katërta për rritjen më të lartë ekonomike gjatë periudhës 2024–2025.
Sipas analizës së publikuar nga “BestBrokers” dhe transmetuar nga Focus.de, Kosova ka shënuar një rritje prej 8.51%, duke lënë pas shumë ekonomi të BE-së dhe rajonit.
Top vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë:
- Irlanda – 13.9%
- Polonia – 9.72%
- Islanda – 9.50%
- Kosova – 8.51%
- Malta – 8.46%
Raporti thekson se rritja më e shpejtë në kontinent po vjen kryesisht nga ekonomitë më të vogla dhe më fleksibile, të cilat kanë përfituar nga investimet e huaja, reformat strukturore dhe përshtatja më e shpejtë me trendet globale.
Çfarë e ka nxitur performancën e Kosovës?
Sipas analizës, performanca e Kosovës lidhet me faktorë si:
- rritja e investimeve,
- dinamika e sektorit të shërbimeve,
- struktura e ekonomisë që i lejon vendit të reagojë shpejt ndaj ndryshimeve globale.
Krahasuar me ekonomitë e mëdha evropiane, të cilat po hasin sfida strukturore, vendet e vogla – përfshirë Kosovën – po e shfrytëzojnë më mirë momentumin ekonomik.
Kosova para shumë vendeve të BE-së
Me një rritje prej 8.51%, Kosova ka tejkaluar vende si:
- Suedia (7.91%),
- Kroacia (7.62%),
- Franca,
- Mbretëria e Bashkuar,
- dhe sidomos Gjermania, e cila po përballet me stagnim ekonomik dhe investime të ulëta.
The post Ekonomia e Kosovës në fluturim: tejkalon Suedinë, Kroacinë dhe Gjermaninë në ritmin e rritjes appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Shpesh e injorojmë, kjo është bima për mbrojtjen e mëlçisë
Serbia arreston në Merdar një shtetas shqiptar, pretendon se ia gjetën flamurin me simbole të UÇK-së
Ky është numri i aplikuesve deri më sot nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit