Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.
Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, i cili mësohet të jetë vëllai i Gjestit, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Aksidentin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
Sinjali posedon pamjet nga aksidenti tragjik, por ka vendosur t’i mos i publikojë….
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit