Një rast i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Preoc të Graçanicës, ku një burrë është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar frikë serioze për jetën.
Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, rasti ka ndodhur më 18 tetor 2025, rreth orës 22:00, kur viktima S.Th rreth 43-vjeçare është paraqitur në Stacionin Policor, ku ka treguar se prej dy ditësh kishte pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me bashkëshortin e saj, A.Th rreth 35-vjeçar.
Në deklaratën e saj, ajo ka bërë të ditur se konflikti verbal mes tyre është përshkallëzuar, ndërsa i dyshuari e ka kërcënuar duke i thënë se “do t’ia nxij jetën” dhe se “nuk do ta shohë më djalin e saj me sy”, fjalë që i kanë shkaktuar ndjenjë frike dhe pasigurie.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është inicuar si “Dhuna në familje” dhe A.Th. është dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.
Të tjera
Rregullat bazë për të pasur një lidhje të shëndoshë
Nis numërimi i votave me postë në Vushtrri, ky është rezultati
Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë