Sipas tij, kjo njohje është një tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb sepse sipas tij, një vend që dikur ka qenë kundër Kosovës, sot po e njeh të njejtën si shtet.
“Njohja e Sirisë, është shumë më e rendësishme politikisht se sa që në e mendojmë, nuk është vetëm një njohje zakonshme. Kjo është një tronditje gjeopolitike për kampin ruso-serb sepse një nga vendet që ka qenë lojale, një vend që ka qenë kundër Kosovës, Hafez Al Asad, kur e ka bombardu NATO Serbinë, e ka pasë denu rastin, intervenimin e NATO-s, e ka pasë quajtur rastin e shqiptarëve propagandë amerikane dhe e ka pasë konsideru fillimin e Luftës së tretë botërore. Tash ky shtet që ka qenë shumë anti Kosovë, e ka njoftë Kosovën”, tha ai.
“Kisha pasë qejf, kisha pasë shumë qejf që diplomacia e Kosovës me e shfrytëzu këtë momentum sepse krijohen momentume të tilla për njohje tjera të reja, por jam shumë pesimist sa i përket kësaj”, përfundoi Arifi.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën në Ferizaj
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën