Eksperti: Dokumenti britanik tregon për ndërhyrje ruso‑serbe në Kosovë.

Një raport i publikuar nga New Diplomacy Project në Londër, me titull “Restoring British Leadership in the Western Balkans”, vuri në pah bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në nxitjen e destabilitetit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit, Kosova është bërë “epiqendra e përpjekjeve të koordinuara ruso-serbe për destabilizim”, me theks të veçantë në sulmin paramilitar të shtatorit 2023 në Banjska, ku mbetën të vrarë tre persona, përfshirë një polic të Kosovës, heroin Afrim Bunjku.

E në lidhje me këtë raport, ka folur për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Image

Bedri Elezi.

Fillimisht, ai tha se, ky raport vetëm sa e konfirmoi atë që moti është thënë se Serbia dhe Rusia synim të vetëm kanë destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit.

Krahas kësaj, përmendi edhe Vulinin dhe disa deklarata të tij për “Serbinë e Madhe”, e që tha se janë paralajmërime serioze për sigurinë.

“Vlen të përmendet se përvecc këtij raporti, së fundi kemi edhe një deklarim publik të Aleksandër Vulin, pas themelimit të një shoqate apo organizate joqeveritare ruse, ku ka bërë një paralajmërim të rrezikshëm sa i përket sigurisë, duke përmendur madje edhe Serbinë e Madhe.

Këto deklarime dhe veprime të vazhdueshme që Serbia ka pasur në drejtim të jo sigurisë në Ballkan, angazhimet e drejtpërdrejta që Rusia ka pasur, madje edhe Kina, përmes programeve të ndryshme janë realisht paralajmërime serioze për aspektin e sigurisë”, nënviozi ai.

Ndër të tjera, eksperti kërkoi që të marr masa dhe të ballafaqohet me programe të caktuara.