Plagosje në Mitrovicë, policia jep detaje

Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, njofton se ka realizuar me sukses ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar.

Policia njofton se “ekstradimet u realizuan me datat 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi që të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane, të cilët ishin të kërkuar përmes Interpol-it, njëri për veprat penale “vrasje në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje” ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”,”.

Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore, vijon njoftimi.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”,përfundon njoftimi.