Plagosje në Mitrovicë, policia jep detaje

Ekstradohet një i kërkuar nga Gjermania në Kosovë

Policia ka njoftuar se ka ekstraduar nga Gjermania në Kosovë një person të kërkuar për “Lëndim të rëndë trupor” pasi ishte arrestuar nga autoritetet gjermane.

Po ashtu është ekstraduar nga Kosova për në Gjermani një shtetas kosovar i cili kërkohej me urdhërarrestndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë gjermane për përfshirje në veprat penale ‘vrasje në tentativë’ dhe ‘grabitje’.

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe marrëveshjeve në mes të dy vendeve, si dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shtetit gjerman. Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.”