Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është bërë ekzekutimi i pagesës së shtesës së njëhershme prej 100 eurosh, përcjell KosovaPost.
“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim. Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.



Të tjera
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja
10 të mira që i bëni shëndetit duke pirë ujë me limon
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës