Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit se sot është koha që Nenad Rashiq nga Partia e Pavarur Liberale të zgjidhet si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.
Ai theksoi se e ka studiuar Kushtetutën e Kosovës dhe ka theksuar qartë se dy nënkryetarë duhet të jenë nga komunitetet – një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet jo serbe.
“E kam lexuar Kushtetutën, aty shkruan se dy nënkryetarë nga komunitetet, një nga komuniteti serb, dhe tjetri nga komuniteti jo serb, kjo është e rëndësishme. Emiljan e kemi zgjedhur nga komuniteti i komuniteteve jo serbe, sot është radha e Nenadit”, tha ai./EO/



Të tjera
Vidhen stoli ari në një shtëpi në Leshan të Pejës
Kufizohuni në këto ushqime nëse doni dhëmb të shëndetshëm
Trump dhe Starmer diskutuan nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit