Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Klinën për t’i dhënë mbështetje për rundin e dytë zgjedhor, kandidatit Zenun Elezaj, i cili shkon në balotazh me Sokol Bashotën e PDK-së.
“Sot në Klinë për t’i uruar kryetarit Zenun Elezaj për fitoren bindëse. Vërtet, kryetari Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën. Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv. Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës”, shkruan Haradinaj.



Të tjera
Arsyet për gëzim e lumturi
T’i lëmë anash inatet e ta zgjedhim presidentin e ri, s’ka nevojë për zgjedhje
Lu*fta me Iranin është “jashtë kontrollit”, bota përballet me rrezikun e një konflikti më të gjerë