Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka reaguar ashpër pas arrestimit të Hazir (Arif) Hazirit më 8 shtator 2025 nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Merdarës, gjatë hyrjes në territorin e Serbisë.
Në një postim në Facebook, Elezi e cilësoi këtë ngjarje si dëshmi të qartë se Serbia mbetet një kërcënim i përhershëm për shqiptarët, duke theksuar se asnjë shqiptar nuk është i sigurt kur kalon nëpër territorin serb.
“Çdo shqiptar që përdor Serbinë si territor apo vend tranziti është në rrezik të arrestohet, të plaçkitet apo edhe t’i rrezikohet jeta,” shkruan Elezi, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, strukturat e sigurisë serbe janë të drejtuara nga grupe kriminale, ndërsa shqiptarët janë viktimat kryesore të veprimeve të tyre.
Shkrimi i plotë
Arrestimi i Hazir (Arif) Hazirit nga autoritetet e Serbisë më 8 shtator 2025, në pikën kufitare të Merdarës, gjatë hyrjes në territorin serb, është dëshmi e qartë se ky shtet mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për shqiptarët.
Ne kemi theksuar edhe më parë se çdo shqiptar që përdor Serbinë si territor apo si vend tranziti është në rrezik të arrestohet, të plaçkitet apo edhe t’i rrezikohet jeta.
Serbia dhe strukturat e saj të sigurisë drejtohen nga grupe kriminale, ndërsa viktima kryesore e tyre janë shqiptarët. Përmes krimeve të kryera ndaj shqiptarëve, Serbia synon:
1. Të përfitojë financiarisht duke i “shitur lirinë” viktimave.
Të tjera
Në Kozhle të Novi Pazarit po zhvillohen inspektime për një varr masiv
Moska po zhvillon një `luftë hibride` të gjerë kundër Moldavisë
Rrezikojmë dënimin në prag të ndeshjes me Shqipërinë