Elezi: NATO mbetet e përkushtuar për sigurinë e Kosovës

Elezi tregon skenarin që mund të ndodh në Kosovë nga mungesa e institucioneve

 Ekspert i sigurisë, Bedri Elezi, e cilësoi problem serioz situatën në të cilën ndodhet Kosova, pa institucione.

“Ne merremi se a i ka votat apo jo Albulena Haxhiu dhe e kemi lënë Kosovën pa institucione, me qëllimin e vetëm, dyshoj, që në këtë situate ku jemi në krizë politike të krijohet një situatë josigurie në veri, të ndërhyhet nga forcat ndërkombëtare për përjashtimin e eskalimit të situatës, të largohen autoritetet e sigurisë nga veriu dhe të merret nën kontroll i gjithë veriu vetëm nga forcat e NATO-s dhe avash-avash të fillohet të krijohen edhe struktura multietnike të sigurisë, të cilat do të mbështeten nga organizatat për bashkëpunim dhe siguri në Kosovë dhe kështu do të zbatohet edhe Asociacioni, të cilin e ka nënshkruar qeveria në marrëveshjen e Ohrit”, deklaroi Elezi në emisionin Ora 7 në Klan Kosova.