Elon Musk i ka dhënë rreth 75 milionë dollarë grupit të tij të fushatës pro-Donald Trump, America PAC, gjatë një periudhe tre mujore, tregojnë zbulimet federale.
Musk, shefi miliarder i Tesla, SpaceX dhe faqes së mediave sociale X, e shfaqi zyrtarisht mbështetjen për Trump në korrik pasi kandidati republikan i mbijetoi një atentati.
Miliarderi gjithashtu iu bashkua atij në skenë në fillim të muajit në Pensilvani, kur ish-presidenti u kthye në vendin ku iu bë tentativa për ta vrarë.
Dhe Musk, CEO i prodhuesit të makinave elektrike Tesla, ishte donatori i vetëm i grupit në atë periudhë.
Donacionet e Musk për America PAC e shtyjnë atë në klubin ekskluziv të mega donatorëve republikanë, një listë që përfshin gjithashtu trashëgimtarin bankar Timothy Mellon dhe miliarderen e kazinove Miriam Adelson.
Megjithatë, u raportua në fillim të këtij muaji se Musk ka financuar fshehurazi një grup politik konservator për vite me radhë, shumë përpara se të mbështeste Trumpin edhe publikisht.



Të tjera
Qentë nuhasin kancerin?
Do të punojmë me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave
Ambasadori britanik viziton Kurtin, shpreson për zgjedhje të qeta dhe formim të shpejtë të institucioneve