Miliarderi i teknologjisë Elon Musk u zotua të hënën të ndalojë përdorimin e pajisjeve Apple në kompanitë e tij pasi prodhuesi i iPhone njoftoi një partneritet me OpenAI, krijuesin e ChatGPT.
“Nëse Apple integron OpenAI në nivelin OS, atëherë pajisjet Apple do të ndalohen në kompanitë e mia. Kjo është një shkelje e papranueshme e sigurisë”, ka thënë Musk, pronari i platformës së mediave sociale X.
Deklaratat e tij erdhën pasi Apple të hënën njoftoi se po bashkëpunon me OpenAI për të vendosur ChatGPT në asistentin zanor Siri.
“Është krejtësisht absurde që Apple nuk është mjaftueshëm i zgjuar për të krijuar AI-n e vet,… Apple nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë në të vërtetë pasi t’i dorëzojë të dhënat tuaja OpenAI…”.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit