Emilia Rexhepi: I votojmë krejt; Gërvalla nuk jam kandidate për kryetare

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilia Rexhepi në prag të vazhdimit të seancës konstituive, e cila është paraparë të fillojë në orën 15:00, ka thënë se ajo e jep votën e saj për kryeparlamentar.

“I votojmë krejt”, ka thënë shkurt Emilia Rexhepi kur është pyetur nëse do ta votojnë sot kandidatin për kryeparlamentar.

Ndërkaq, deputetja nga grupi parlamentar i LVV-së, Donika Gërvalla ka thënë se sot janë mbledhur për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Ajo ka këmbëngulur se pozita e kryeparlamentarit i takon koalicionit fitues.

Ajo ka mohuar se emri i saj të jetë përfshirë në listën e kandidateve për kryeparlamentar.

“Nuk është përmendur në asnjë prej bisedave tona, është spekulim medial”, ka theksuar ajo.