Lionel Messi ka folur për jetën e tij më të qetë dhe të balancuar që pas transferimit te Inter Miami, duke theksuar ndryshimin në presionin dhe qasjen ndaj futbollit dhe jetës personale.
“E shijojmë çdo ditë, por në një mënyrë ndryshe, më të relaksuar, pa aq shumë presion apo detyrim për të fituar, edhe pse gjithmonë dua të fitoj dhe të arrij objektivat. Sigurisht që ende kemi ambicie, por presioni është ndryshe, dhe kjo e bën jetën më të qetë. Mund të shijojmë më shumë familjen, fëmijët, stërvitjet dhe ndeshjet, pa e pasur mendjen gjithmonë te futbolli”, ka thënë Messi.
Sipas tij, kjo qasje më e qetë ka ndikuar pozitivisht edhe në jetën personale:
“Më parë, rezultatet dhe rutina e përditshme ndikonin shumë te humori im. Tani gjithçka është ndryshe, ndihemi mirë këtu”, përfundoi Messi.
Messi ka qenë një nga figurat më të spikatura në MLS që prej ardhjes së tij te Inter Miami në vitin 2023, duke ndihmuar klubin amerikan të fitojë trofeun e parë në histori dhe të rrisë ndjeshëm popullaritetin e ligës në mbarë botën.



Të tjera
Dyshimet, heshtja dhe misteri rreth rastit Vukashinoviq
Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar
PDK-së iu rrëzua skenari: KQZ rifillon verifikimin e votave në Mitrovicë