Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të pjesës së dytë të fletëvotimeve që i përkasin votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të KQZ-së, në fazën e radhës të numërimit do të përfshihen fletëvotimet e tërhequra nga kutitë postare jashtë Kosovës më 2 dhe 5 janar 2026, të cilat deri më tani janë sjellë në Kosovë.
“Më 2 janar, nga gjithsej 9 kuti postare në qytetet Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako me fletëvotime. Ndërkaq, më 5 janar, nga 13 kuti postare në Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako të tjera”, thuhet në njoftim.
KQZ shton se deri më tani, pjesa më e madhe e këtyre pakove është sjellë në Kosovë dhe i është nënshtruar procesit të verifikimit dhe vlerësimit. Nga to, rreth 16 mijë pako janë aprovuar dhe aktualisht janë në proces numërimi.
Megjithatë, ende nuk janë sjellë në Kosovë 3,185 pako me fletëvotime të tërhequra më 2 dhe 5 janar nga kutitë postare në Paris (1,962), Berlin (633), Hagë (61), Podgoricë (125) dhe Otavë (404).



Të tjera
Policia e Kosovës me barkë shpëtimi evakuon një familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë
Shkencëtarët më në fund kanë sqaruar arsyen e fenomenit “deja vu”
Më futen thikë pas shpine, bllokova një koalicion parazgjedhor