Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur me krenari dhe pasion për ëndrrën e madhe që ndan me gjithë Dardanët, kualifikimin në Kupën e Botës.
Në një deklaratë për cronachedi.it, mbrojtësi i Napolit theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në vitet e fundit dhe tani është më e gatshme se kurrë për të synuar suksesin e madh.
“Do të ishte një ëndërr, por është gjithashtu e vërtetë që kemi bërë shumë mirë në Ligën e Kombeve vitet e fundit. Tani mund të luftojmë për vendin e dytë, por edhe për vendin e parë. Një arritje e jashtëzakonshme për një vend kaq të vogë”,tha Rrahmani.
Kapiteni i Dardanëve shtoi se motivimi i çdo lojtari të Kosovës është ta dërgojë kombëtaren në një turne të madh, për të bërë krenar gjithë popullin.
“Të gjithë djemtë që luajnë për ekipin kombëtar ëndërrojnë ta çojnë ekipin kombëtar në një Kupë Bote ose në një Kampionat Evropian, për të bërë të lumtur një popull të tërë që ka vuajtur kaq shumë në të kaluarën. Gjithmonë kam dashur të jem ambasador për Kosovën dhe e mbaj flamurin kudo”, tha Rrahmani.
31-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje në kualifikueset e Kosovës për në Botërorë, atë ndaj Zvicrës në humbjen 4-0, pastaj ka munguar në dy sfidat ndaj Suedisë dhe ndaj Sllovenisë për shkak të lëndimit.
Rrahmani, që është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, mbetet figurë kyçe në misionin e Kosovës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, ndërsa shërben edhe si frymëzim për gjeneratat e reja të futbollistëve kosovarë. /telegrafi
Të tjera
Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja për formim mungon
Mediumi luksemburgas: Serbia lëviz në një “litar të hollë” mes Lindjes dhe Perëndimit – Vuçiq rrezikon izolimin e vendit
Shqiptarët kryesojnë në 16 komuna në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut