Enis Kervan nga sot do të jetë zëvendësministër i Mbrojtjes. Ish-deputeti turk ka marrë këtë detyrë nga kryeministri, Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Enis Kervan në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes. Kryeministri Kurti e uroi z. Enis Kervan për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Deri tash Kurti ka emëruar disa zëvendësministra në dikastere të ndryshme qeveritare.



Të tjera
City është i gatshëm të paguajë një shumë që thyen rekord botëror, për yllin e Premierligës
Unfollow nga të dyja palët, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
4 ushqimet që forcojnë flokët