Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ndarë detaje nga dita kur Kosova u shpall shtet sovran dhe i pavarur.
Hoxhaj theksoi se deri në orët e fundit ishte vendosur që të thirrej seanca për shpalljen e pavarësisë dhe se gjithçka ishte bërë në koordinim të plotë me faktorët ndërkombëtarë.
“Është vendosur që deri në orët e fundit të mos thirret një seancë e caktuar. Është komunikuar me UNMIK-un, me Zyrën Amerikane në Kosovë, me gjermanët dhe britanikët, që çdo gjë të jetë e koordinuar.”, tha Hoxhaj në Kanal10.
Sipas tij, roli kyç në atë moment i takoi liderit të atëhershëm të PDK-së, Hashim Thaçi.
“Hashim ka qenë ai i cili, si dikush që fitoi zgjedhjet, ka qenë qartësia jonë në ato situata, siç u pa në momentet e leximit të Deklaratës,” tha Hoxhaj, duke iu referuar aktit të shpalljes së pavarësisë në Kuvendin e Kosovës.



Të tjera
Senegali uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë
Ftesa e Trump, Edi Rama niset drejt Washingtonit
Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash