Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mirëpritur vendimet e Qeverisë së Kosovës, për shpronësim të pronave për realizimin e projektit FLLOWS në Gjilan, atë për shpronësimin e pronave për realizimin e projektit të Qarkores së Jashtme të Qytetit dhe lidhjen e saj me rrugët kryesore dhe shqyrtimin e vendimit preliminar për shpronësim të pronave për Qarkoren e Vjetër të qytetit, për Llotet 1 dhe 2.
“Për dallim nga e kaluara, ku rrugët janë ndërtuar pa shpronësim dhe pa respektuar të gjitha procedurat, tani po i bëjmë punët me rend e në mënyrë ligjore: njëherë shpronësimi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo është mënyra e duhur për të garantuar drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, tha Alban Hyseni.
Hyseni falënderoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen e vazhdueshme.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është shqyrtuar e miratuar propozim-vendimi për shpronësim të pronave për realizimin e projektit FLLOWS në Gjilan, projekt ky kapital tejet i rëndësishëm për rrjetin e ujësjellësit në këtë komunë, e cila aktualisht ka 52% humbje teknike të ujit. Me këtë projekt, në vlerë prej 15 milionë euro, që financohet nga Banka Botërore dhe Ndërmarrja Rajonale për Ujësjellës “Hidromorava”, do të investohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit, duke ulur kësisoj humbjet teknike dhe duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me ujë.
Po ashtu në Gjilan, po shpronësojmë përfundimisht pronat për realizimin e projektit të Qarkores së Jashtme të Qytetit dhe lidhjen e saj me rrugët kryesore, një investim ky i përbashkët i ministrisë dhe i komunës në vlerë 27 milionë euro.
Ndërkohë, u shqyrtua edhe vendimi preliminar për shpronësim të pronave për Qarkoren e Vjetër të qytetit, për Llotet 1 dhe 2.
Të tjera
Kim Jong Un shpall inteligjencën artificiale, “armën” e re të Koresë së Veriut
Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
Inteligjenca irakiane shpëton liderin e Sirisë, planifikuan ta vrisnin ish-shokët e organizatës al-Saraa