Era Istrefi i bën dhuratë një veturë luksoze të tipit ‘Range Rover’ nënës së saj, Suzanës

Këngëtarja me famë botërore Era Istrefi ka treguar edhe një herë se, përtej suksesit dhe karrierës ndërkombëtare, familja mbetet prioriteti i saj kryesor.

Ylli i muzikës ka vendosur që fitimet nga puna e saj t’i kthejë në një dhuratë të veçantë për personin më të shtrenjtë në jetën e saj – nënën. Era i ka blerë asaj një veturë luksoze Range Rover, duke e surprizuar në mënyrë emocionuese.

Momentin e veçantë, këngëtarja e ka ndarë edhe në rrjetet sociale, ku mbi pamjet e veturës së re, të dekoruar me fjongo dhe të parkuar pranë shtëpisë, ajo ka shkruar: “Një dhuratë për mbretëreshën, mamin stref”.