Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan një bisedë telefonike të dielën, ku diskutuan për përkeqësimin e krizës humanitare në Gaza dhe perspektivat për paqe në rajon, sipas një deklarate të Presidencës turke.
Gjatë bisedës, Erdoğan shprehu shqetësim të thellë për gjendjen alarmante humanitare në Gaza, duke theksuar nevojën për ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare.
“Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet”, tha Erdoğan, duke shtuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për një zgjidhje të menjëhershme.”
Ai ritheksoi nevojën për zgjidhje afatgjatë të konfliktit izraelito-palestinez, duke deklaruar se: “Ky konflikt duhet të marrë fund. Një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.”
Erdoğan gjithashtu përgëzoi Macronin për vendimin e Francës për njohjen e shtetit të Palestinës, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm, që është mirëpritur nga shumë mbështetës të kauzës palestineze në mbarë botën.
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel