Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në llogarinë e mediave sociale të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës thuhet se gjatë bisedës u diskutua për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Erdoğan tha se ka zhvilluar kontakte intensive diplomatike në lidhje me konfliktin që filloi pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit. Ai ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund spirales së dhunës dhe se Netanyahu ka treguar edhe një herë se është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit.
“Sulmet izraelite nuk mund të lejohen që të lënë në hije krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza. Nuk mund të lejohet që zhvillimet të përfshijnë edhe Sirinë”, tha Erdoğan.
Të tjera
Veturat po bëhen më të zgjuara, siguria e tyre do të arrijë në një nivel tjetër
Audi paralajmëron rikthimin e makinave sportive me “një koncept sekret” në Mynih
SUV-i elektrik më i lirë i Volkswagen vjen së shpejti