Avioni presidencial i kreut të shtetit turk Rexhep Tajip Erdogan ashtu siç ishte paralajmëruar u ul në aeroportin e Rinasit rreth orës 11:00, për të nisur kështu vizitën një ditore në kryeqytetin shqiptar që do të kulmojë me inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë.
Presidenti turk menjëherë më pas u nis në drejtim të Presidencës, i shoqëruar nga një eskortë e përbërë nga dhjetëra efektivë policie, agjentë të SHISH dhe forcave speciale.
Në orën 11:30, eskorta e Erdogan ka mbërritur në Presidencë, ku lideri turk është pritur nga Presidenti Bajram Begaj me një ceremoni zyrtare shtetërore.



Të tjera
Këto ushqime ju ndihmojnë të mbroni imunitetin
Profesionet që bëjnë keq për zemrën
“Deklarata e Grenell për Kosovën, sikur ka folur Vuçiç”, Profesori: Ai paguhet nga Beograd”