Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan është mik i palëkundur i Kosovës.
Ajo gjatë takimit t zhvilluar në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë, ka thënë se ka falënderuar Erdoganin për mbështetjen në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj Presidentin, Rexhep Taip Erdogan- një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Osmani.



Të tjera
Për një gjumë të mirë dhe të rehatshëm zbatoni këto truke
Nëse Kosova preket, preket edhe Shqipëria
Ankaraja kundërshton çdo plan që synon të provokojë luftë civile në Iran