Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan nderoi poetin që shkroi tekstin e himnit kombëtar, 89 vjet pas ndarjes së tij nga jeta.
“E kujtoj me mëshirë Poetın tonë Kombëtar, Mehmet Akif Ersoy, autorin e Himnit tonë Kombëtar i cili, gjatë ditëve kur Anadolli ishte nën pushtim, udhëtoi nga qyteti në qytet duke e thirrur kombin tonë të ngrihej për të ardhmen e tij, dhe i cili ishte një intelektual i vërtetë me qëndrimin dhe mënyrën e tij të jetesës në 89-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta”, shkroi Erdoğan në platformën sociale turke NSosyal.
Ersoy, poet me origjinë shqiptare, me babain nga qyteti i Pejës, lindi në Istanbulin e periudhës osmane në vitin 1873, në lagjen Fatih.
Në vitin 1921, pas Luftës së Parë Botërore, gjatë Luftës së Pavarësisë së Türkiyes kundër pushtimit të huaj, Ersoy shkroi “Istiklal Marşı” (Marshi i Pavarësisë).



Të tjera
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondsteel
Ylli i Cityt i hapur për të kaluar te Barcelona
Si e rrit inteligjenca artificiale rrezikun e propagandës ruse në prag të zgjedhjeve në Kosovë