Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mirëpritur rritjen e numrit të vendeve evropiane që po njohin shtetin e Palestinës. Ai tha se ka biseduar me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili javën e kaluar njoftoi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet.
Pas Francës, edhe Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Portugalia kanë ndjekur të njëjtin hap.
“I vlerësojmë shumë reagimet humanitare të fundit nga Evropa, veçanërisht nga Franca dhe Britania. Mirëpresim çdo hap drejt njohjes së shtetit të Palestinës,” tha Erdogan.
Ai gjithashtu premtoi se Turqia do të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin në ditët në vijim për të shmangur përkeqësimin e katastrofës humanitare në Gaza.
“Nuk mund të qëndrojë askush i heshtur përballë mizorive në Gaza, ku fëmijët po vdesin nga uria dhe civilët që kërkojnë ushqim qëllohen me qëllim,” theksoi ai



Të tjera
Italianët dinë si të jetojnë 100 vjet
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulua se ishte me pushime në Kosovë
VV-ja merr 85.21% të votave të diasporës të numëruara deri tash, PDK-ja 6.09% dhe LDK-ja 5.69%