Ermal Sadiku: Jam ende në proces të njohjes me LDK-në – Puna e deputetit është puna më fisnike që mundet populli më ta dhënë

Ermal Sadiku: Jam ende në proces të njohjes me LDK-në – Puna e deputetit është puna më fisnike që mundet populli më ta dhënë

Ermal Sadiku, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.

Sadiku ka treguar përvojën e tij të deritanishme brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës,duke theksuar se ende është në proces të njohjes me strukturat dhe frymën e brendshme të partisë.

“Unë ende jam duke u njoftu me LDK, unë ende nuk i njoh të gjitha strukturat e LDK, por kam tentuar gjatë kësaj kohe me i njoftu sepse i kam pas edhe për shkak të votave por edhe kam dasht me ditë ku jam. Pak a shumë është ajo LDK që e kam pa prej jashtë por brenda kam pa njëfarë dashnie të quditshme që tash kadal kadale po e mësoj. Ka njerëz që janë në LDK që 30 vite kontribojnë për LDK, që besojnë në LDK, e dojnë atë filozofinë e LDK që është pro institcioneve, pro diplomacisë, pro mardhënieve të mira me perëndimin, besojnë në LDK dhe mua më thoshin se kurr në jetë nuk na ka kryer LDK por ne e duam LDK, dhe kjo më ka bërë edhe mua që me u lidhë më shumë me këtë sen”, vlerësoi ai.

Duke folur për takimet me qytetarë dhe struktura partiake, Sadiku theksoi se kërkesat e tyre kanë qenë kryesisht të thjeshta dhe legjitime.

Ai mohoi stereotipet për kërkesa për punësime apo tenderë, duke thënë se pothuajse të gjitha kërkesat kanë qenë të realizueshme dhe të ndershme.

“Kërkesat e njërzve që i kam taku të strukturave të vjetra por edhe jo të strukturave të njerëzve që votojnë kanë qenë kryesisht kërkesa të thjeshta, me ta tregu një gajle, me pi një kafe me ta, me ia qu telefonin, me i ndihmu me kry një proces i cili është komplet legal vec ka met diku i bllokum prej një insttiucioni. 99.9% të kërkesave që i kam dëgju ose llafe prej votuesve potencial të mitë kanë qenë komplet të realizueshme dhe të thjeshta s’kanë pas kurfarë kërkese banale në kuptimin e punësimeve e tenderave qysh mendohet, krejt kanë qenë kërkesa të thjeshta. Këto kërkesa janë kërkesa valide e përfaqësuesit të popullit për një deputet, ndoshta deputeti nuk është për me shku me rregullu një rrugë por është për me ndëgju dhe është për me bartë atë fjalë te dikush”, tha ai.

Tutje ai theksoi se roli i deputetit është të dëgjojë qytetarin dhe ta bartë zërin e tij tek institucionet përkatëse.

Sadiku në fund potencoi se ka hyrë në politikë me qëllimin për të shërbyer dhe për të bërë aq sa ka mundësi.

“Puna e deputetit për mua është puna më bujare që mundet me ta dhënë dikush, është e vetmja pozitë në shtet e cila zgjedhet direkt prej votës së popullit, nuk ka pozita tjera as kryeministri as presidenti as ministri asnjë nuk zgjedhet prej votës, vetëm deputeti normal edhe asambleistat komunal, krejt të tjerat pastaj janë zgjedhje të deputetëve që e përcaktojnë qeverinë, presidentin, gjykatës, prokurorët e krejt këto janë zgjedhje të personave por qytetari e zgjedh vetëm deputetin dhe mendoj që kjo është një proces që deputetët duhet me kuptu. Unë jam ende i ri me iu tregu deputetëve tjerë këtë punë por së paku unë kështu e kuptoj, është puna më fisnike që mundet populli më ta dhënë, mundohu me bë aq sa mrrin, nëse nuk mundësh largohesh edhe kthehesh punës tënde ose profesionit tënd. Unë kam hi me këtë qëllim, nuk e di sa kam me mujtë me realizu po dashni për me realizu kam”, përfundoi ai.