Ilaçi i ri u testua te pacientët që kishin të paktën 50 për qind rënie të flokëve të kokës për më shumë se 6 muaj
Për trajtimin e alopecisë areata të rëndë te të rriturit, në të ardhmen do të përdoret medikamenti Leqselvi, i miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA për kompaninë Sun Pharma.
Trajtimi i alopecisë së rëndë tregoi rezultate të shkëlqyera në 30 për qind të të testuarve
Miratimi i medikamentit të ri u bazua në të dhënat nga provat klinike të randomizuara të THRIVE-AA1 dhe THRIVE-AA2, të kontrolluara me placebo, të fazës 3, të cilat përfshinin një total prej 1.220 pacientësh me alopecia areata të cilët kishin të paktën 50 për qind humbje të flokëve të kokës për më shumë se 6 muaj.
Sipas deklaratës së FDA-së, një të katërtës së pacientëve u ishin kthyer pothuajse të gjitha flokët e kokës pas 24 javësh (≥90 për qind mbulim).
Çfarë është alopecia areata?
Alopecia areata është një sëmundje e zakonshme autoimune e lëkurës, që do të thotë se sistemi imunitar i trupit tonë i konsideron indet e shëndetshme si të rrezikshme dhe fillon t’i sulmojë ato. Sëmundja shkakton rënie të flokëve në lëkurën e kokës, fytyrë dhe ndonjëherë në pjesë të tjera të trupit, si sqetullat ose këmbët. Njerëzit me alopecia areata më së shpeshti humbasin flokët në copa ose njolla rrethore në madhësinë e një monedhe në lëkurën e kokës, por në raste më të rënda mund të humbasin të gjithë flokët e tyre.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit