Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar si dhe u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ta bëjnë një gjë të tillë.
Ai u shpreh gjithashty se sot është një ditë e mirë për Kosovën dhe për komunat, përcjell Klankosova.tv.
“I ftoj qytetarët e vendit tonë që të dalin dhe të marrin pjesë, pavarësisht zgjedhjes së parë që kanë bërë, sepse secili prej tyre duhet dhe mund ta luajë një rol të rëndësishëm për t’i dhënë drejtim komunave ku jetojnë, në katër vitet e ardhshme”.
“Është një ditë e mirë për Kosovën, është ditë e mirë për komunat dhe besoj që sot përfundimisht do të kemi një përmbyllje të një procesi i cili i jep drejtim edhe vendit tonë për katër vitet e ardhshëm”, u shpreh ai./Klankosova.tv



Të tjera
Shefi i diplomacisë turke nesër viziton SHBA-në
“Sepse ne e kemi Granit Xhakën”, tifozët e Sunderlandit i këndojnë heroit të tyre të ri
Zhegrova i ka disa fjalë para nisjes drejt Kosovës