Presidenca e Kosovës ka njoftuar se misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit EULEX i ëstë vazhduar mandati teknik në Kosovë.
Kjo sipas komunikatë është bërë nëpërmjet shkëmbimit të letrave me BE-në.
“Sot, nëpërmjet shkëmbimit të letrave me BE-në, është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX. Në letrën e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mandat teknik, pra pa fuqi ekzekutive, mbetet i fokusuar në aspektet e monitorimit, mentorimit dhe këshilldhënies”, thuhet në komunikatë.
Sipas Presidencës, Vjosa Osmani në letrën dërgur Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj.Kaja Kallas, ndër të tjera, Presidentja Osmani ka kërkuar që EULEX t’i përcjellë autoriteteve të Republikës së Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur kishte mandat ekzekutiv, dhe gjithashtu ka kërkuar që të gjitha aktivitetet e EULEX të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet nga presidenca.



Të tjera
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Tonik nga majdanozi, për një fytyrë të re
Nga nesër nis procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës