Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad, ku po merr pjesë me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, në Forumin “Future Investment Initiative” (FII), ka takuar Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, si dhe Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030 Riad, Talal Almarri.
Osman në një postim në Facebook, tha se EXPO 2030 Riad, është mundësi e mirë që Kosova ta prezantojë potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
“Në këto takime të ndara, diskutuam për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030 që do të mbahet në Riad, ku vendi ynë do ta ketë mundësinë ta prezantojë potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.



Të tjera
7 fakte se personaliteti juaj i frikëson të tjerët
Me profesionalizimin e tyre, kontribuojnë në stabilitetin rajonal
Tre të lënduar nga ak*sidenti mes dy veturash në Vushtrri