Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zhvilluar së fundmi një trajnim të përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) në fushën e zhytjes.
Trajnimi u mbajt në Qendrën e Zhytjes në Pashaliman, Vlorë.
Sipas FSK-së, kjo iniciativë reflekton rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë, duke treguar gjithashtu përkushtimin e përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve të specializuara dhe përmirësimin e aftësive në operacione ujore, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ky aktivitet vjen si pjesë e marrëveshjes bilaterale të bashkëpunimit midis dy forcave, që synon të rrisë gatishmërinë dhe koordinimin në situata emergjente.



Të tjera
“Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit”, thotë Kreshniku i Dafinës!
Si t’i largoni qimet e fytyrës në kushte shtëpiake
13 shenja se je më e mençur se moshatarët e tu