Barcelona pritet të jetë e ngarkuar këtë verë dhe teksa ata janë lidhur me disa sulmues të ndryshëm, njëri prej tyre ka pak gjasa që të ndjekë hapat e Dani Olmos, si dikush që u largua nga klubi në moshë të re dhe u rikthye disa vite më vonë.
Njësoj si Olmo, Xavi Simons u largua nga Barcelona kur ishte pjesë e La Masias. Në moshën 16-vjeçare, ai vendosi të bëhej pjesë e PSG-së, ku aty qëndroi deri në vitin 2023, para se të transferohej tek Leipzigu.
Kjo sipas Fabrizio Romanos, i cili ka zbuluar se 21-vjeçari ëndërron të rikthehet tek Barcelona në një të ardhme të afërt.
“Xavi Simons po planifikon një lëvizje në verë si mundësi konkrete, siç është raportuar dy javë më parë. Klubet e Ligës Premier janë të informuara pasi është destiancioni më i mundshëm për 75 milionë euro. Xavi ëndërron të luajë për Barcelonën, por ka pak gjasa këtë verë”, ka shkruar Romano.
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni