Meta ka publikuar raportin e parë tremujor të integritetit që kur themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg hodhi poshtë rregullat e gjuhës së urrejtjes në fillim të këtij viti dhe ndryshoi qasjen e tij ndaj moderimit të përmbajtjes.
Sipas raportimeve, Facebook ka parë një rritje të përmbajtjeve të dhunshme dhe ngacmimeve.
Bëhet e ditur se raporti shënon herën e parë që Meta ka ndarë të dhëna se si vendimi i Zuckerberg për të hequr rregullat ka ndikuar në platformën e përdorur nga miliarda njerëz.
Është e rëndësishme të theksohet se kompania i paraqet ndryshimet e rregullave si një fitore dhe se ka njoftuar se ka “përgjysmuar” gabimet e saj, ndërsa prevalenca e përgjithshme e përmbajtjes që shkel rregullat e saj “mbeti kryesisht e pandryshuar për shumicën e fushave problematike”.
Përmbajtja e dhunshme dhe grafike u rrit nga 0.06 – 0.07% në fund të 2024 në 0.09% në tremujorin e parë të 2025.
Meta ia atribuoi rritjen “shpërndarjes së shtuar të përmbajtjes që shkel rregullat”, si dhe përpjekjeve të veta për “reduktimin e gabimeve në zbatim”.
Kompania regjistroi gjithashtu një rritje të ndjeshme të prevalencës së bullizmit dhe ngacmimit në Facebook, e cila u rrit nga 0.06 – 0.7% në fund të 2024 në 0.07 – 0.08% në fund të 2025.
Meta thotë se kjo ka ndodhur për shkak të një “rritjeje” të paspecifikuar të shkeljeve të rregullave në muajin mars.
Edhe pse këto duken si përqindje të vogla, edhe rritje të vogla mund të vërehen në një platformë si Facebook, e cila regjistron miliarda postime çdo ditë.
Të tjera
Jam shumë i zhgënjyer me Putinin
Me presidenten Osmani diskutuam për partneritetin e ngushtë Kosovë-Mbretëri të Bashkuar dhe për formimin e Kuvendit
Ushtria e Kosovës dhe e Shqipërisë trajnohen për ndërtimin e urave ushtarake