Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Geci, me numër 33 ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Geci ka folur në lidhje me kandidimin e djalit të vëllait nga radhët e Listës Guxo-Vetëvendosje.
Ai tha se ‘është mirë që ka mendim të kundërt’.
“Ne jemi gjashtë vëllezër me krejt familjet komplet në një vend. Eshtë mirë që ka mendim të kundërt s’e ndoshta përmirësohemi na brenda. E shohim cili e ka mirë e cili e ka keq. Halilin vëllain më të mirë e kam, e dua shumë, më i madhi është, edhe ka mendimin e vet. Dikush një fjalë me ma than për Halilin më vjen mërzi shumë, shumë e dua edhe më don shumë. Ka këtë mendim, djalin e ka, është demokratike. A din si na thoshte Rugova…’nuk është mirë të gjithë një mendim, as në familje nuk është mirë të gjithë një mendim se e përmirëson familje’ tha Fadil Geci në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/



Të tjera
Policia e Kosovës apelon: Festoni me zemër, jo me dh*unë
Juventusi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Pisas, Zhegrova nis nga banka rezervë
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, votuan 81.29%