Djali i Fadil Fazliut, Fahri Fazliu e ka uruar për rikthimin në shtëpi babain e tij të liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hagë të martën.
Ai ka thënë se sprovat nuk e thyen asnjëherë të atin e tij.
“Mirë se u ktheve në atdhe, babi im, Fadil Fazliu! Me ballin lart dhe me dinjitet të pathyeshëm dole nga burgu i Hagës, ashtu siç ke qëndruar gjithmonë i fortë, i drejtë dhe krenar. Sprovat nuk ta thyen asnjëherë, përkundrazi të bënë edhe më të fortë. Ti je frymëzim dhe krenari për familjen, për të gjithë ne dhe për kombin shqiptar!”, ka shkruar Fahri Fazliu në Facebook.



Të tjera
Llapi e Ferizaj kalojnë në çerekfinale të Kupës, Drita e Drenica në ‘shtëpi’
Mos lexoni artikuj për shëndetin, do të ndiheni të sëmurë
Vjen një reagim nga LDK pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë që Thaçi e të tjerët të dënohen me 180 vjet burg