Një operacion i SPAK-ut, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë të një “call center”-i në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.
Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga 10 persona dhe u shpallën në kërkim 2 drejtuesi e “call center”-it.
E pas publikimit të këtij lajmi, në disa media qarkulluan me shpejtësi pretendime se motra e Taulant Ballës qëndronte pas subjekteve të kontrolluara mbrëmjen e kaluar nga SPAK-u.
Lidhur me këto pretendime, ka reaguar mëngjesin e sotëm Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.
Ai theksoi se “fake news”-et përbëjnë një problem serioz shëndetësor për shoqërinë dhe demokracinë.
Gjithashtu, Balla është shprehur se është mësuar të përballet me sulme dhe lajme të pavërteta, duke theksuar se përhapja e tyre mbetet një rrezik serioz për shoqërinë.
“Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare”.
“E vërteta nuk ka nevojë të bërtas, ajo qëndron dhe kur zëri i saj është pak më i qet. Ah se harrova, kishte dalë bufi me sorrat me lajme të rreme prej mëngjesit meqë ai i mbrëmshmit kishte qene i rremë. Unë ja kam marrë dorën këtij maskarai por lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë të cilat duhen kuruar dhe gjetur ilaçe për t’i trajtuar”, u shpreh deputeti i PS-së, Taulant Balla.



Të tjera
Mikrobet e dheut hanë plastikë alternative
Familjet e prekura nga vërshimet në pritje të ndihmës nga komunat
Molliqaj: Partitë opozitare përsëri duke vjedhë vota, kështu i shërbejnë veç Albin Kurtit dhe pushtetit të tij